Policia e Lezhës ka arrestuar 4 persona. Gjatë operacionit “Summer storm”, policia ka sekuestruar 200 kg lëndë narkotike marijuanë, 4 litër vaj hashashi dhe 1 armë zjarri.
Si rezultat i tij u sekuestruan:
– 200 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë
– 4 litër vaj hashashi
– 1 armë zjarri pistoletë me 7 fishekë
– 2 automjete
– 4 celularë
Ndërsa u kapën në flagrancë shtetasit Tofik Koleci, 54 vjeç, Miri ( Ardit) Koleci, 32 vjeç, Mirand Qira, 42 vjeç. Të tre janë banues në Krujë.
Ndërkohë vijon puna për evidentimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.