Ka ndodhur

2 vëllezër plagosin një 34-vjeçar në Tiranë, arrestohet njëri nga autorët

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak para mesnatës në Tiranë.
Mësohet se 34-vjeçari Ergin Gjoni ka marrë një plumb në këmbë. Shkak është bërë një konflikt i çastit që ka pasur me dy vëllezër.

Autorët e kësaj ngjarje janë Klajdi Shanaj, 33 vjeç dhe vëllai i tij Ramandi Shanaj, 25 vjeç. I madhi prej vëllezërve është vënë në pranga për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike". Për të njëjtat vepra penale është shpallur në kërkim edhe vëllai 25-vjeçar i tij.

Për ngjarjen është shpallur në kërkim edhe një qytetar tjetër, Valter Pershpalaj, për “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Plagosja e të riut ndodhi në rrugën “Karaman Ylli”. Menjëherë pas ngjarjes ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon punën për të dokumentuar në mënyrë të plotë këtë ngjarje kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë