Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD së Rithemelimit, nga Shkodra, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të martirëve të 2 Prillit 1991, tha se ‘revoltat duhen kthyer në kryengritje’.

“Sot është dita kur shkodranët, qytetaria shkodrane u ngrit kundër diktaturës.
2 Prilli është një ditë që tregon edhe fytyrën gjakatare të regjimeve. Dhe ne ishim këtu sot në Shkodër dhe në memorialin e 2 Prillit për të përkujtuar këtë ditë historike, për të përkujtuar dhe shprehur mirënjohjen dhe respektin për veprën e katër martirëve të 2 Prillit dhe mirënjohje për qytetarinë shkodrane, e cila i ka dhënë një leksion të madh shoqërisë shqiptare.
Leksion që është adekuat edhe sot, që regjimet duan përballje. Regjimet duan të menaxhohet revolta popullore dhe të shndërrohet në kryengritje. Regjimet rrëzohen me sakrificë”, tha Noka.



Në ceremoni morën pjesë një pjesë e mirë e deputetëve të qarkut Shkodër dhe Lezhë. Ceremonia u pershendet edhe nga Sali Berisha permes nje videomesazhi te rregjistruar nga shtepia e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.