Lajme

2 operacione antikanabis, 11 të arrestuar në Krujë

Në sajë të dy operacioneve antikanabis, Policia e Krujës ka vënë në pranga 11 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Siç njofton policia, personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar lëndë narkotike në disa zona të Krujës.
Policia sqaron se këto dy aksione, konkretisht “Ndëshkimi 3” dhe “Ndëshkimi 4” janë vijim i dy aksioneve të tjera “Ndëshkimi 1, 2”, nga të cilët janë arrestuar 16 shtetas.
Për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, janë vënë në pranga shtetasit:
A. K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë
K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë
K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë
K., 24 vjeç, banues në Krujë,
K., 30 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, i shtetasit A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.
Policia bën me dije se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa ne zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë, e cila është asgjësuar në periudha të ndryshme.
Ndërkohë në sajë të operacionit të koduar “Ndëshkimi 4”, është bërë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim për shtetasit:
D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë
D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë.
T, 22 vjeç , banues në Laç të rrethit Kurbin.
Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.
Mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme, të cilat janë asgjësuar nga Policia.
Gjithashtu po në vijim të operacionit “Ndëshkimi 4”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. U., 50 vjeç, dhe S. U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparate celulare dhe 1 automjet.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale të “Kultivimit te bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë