Politike

2 mln euro për identifikimin biometrik. Opozita: Kalon limitin

Akti Normativ i vendosur nga qeveria për një shtesë në fondin e zgjedhjeve prej 3.42 miliardë lekësh u rikthye në diskutim në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Ministrja e Financave Anila Denaj përcaktoi se 2.42 miliardë lekë nga fondi i shtuar do të shkojnë për identifikimin biometrik të votuesve dhe 1 miliardë lekë për vetë KQZ-në.

Shtesa në buxhetin e fushatës zgjedhore është kundërshtuar nga opozita, pasi shuma e tejkalon limitin e parashikuar. Ne muajin janar KQZ-ja miratoi shifrën prej 1.3 milionë eurosh të vendpsur nga qeveria për të mbuluar shpenzimet e partive gjatë fushatës zgjedhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë