Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës kanë arrestuar në flagrancë një shtetas italian, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjetën 2 g lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Droga u gjet në pjesën fundore të bagazhit, brenda gomës rezervë.
Policia thotë se ka vënë në pranga 50-vjeçarin me iniciale G. A., për trafik të narkotikëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.