Treg

2.3 mln hyrje në Shqipëri në tremujorin e parë. Shtohen turistët dhe udhëtarët tranzit

Nga Gazeta ‘SI’ - Shqipëria pati më shumë se 2.3 mln hyrje në 3 muajt e parë 2023, me një rritje 54% në raport vjetor. 1.3 mln ishin hyrje nga shtetas shqiptarë dhe rreth 1.1 mln të huaj. 

Për të njëjtën periudhë, ka pasur rreth 2.5 mln dalje, me rritje 40%.

1.4 mln ishin dalje nga shqiptarët dhe mbi 1 mln shtetas të huaj.

Nga e gjithë shifra e hyrjeve, rreth 850 mijë kanë ndodhur vetëm në muajin mars me rritje vjetore 34%, 460 mijë ishin shqiptarë dhe pjesa tjetër të huaj.

Për të njëjtin muaj, ka pasur mbi 840 mijë dalje, me rritje 19%. Nga këto mbi 460 mijë janë shqiptarë.

Sipas arsyeve të vizitës, qëllimi personal është më e shpeshta, por rritjen më të madhe vazhdon ta ketë kategoria tranzit. Pothuajse 50 mijë hyrje në Shqipëri gjatë periudhës janar-mars janë për udhëtime tranzit, rritje 88% në raport vjetor.

Rritje po ashtu kanë edhe hyrjet për pushime, me 60% nga viti në vit, lidhur edhe me afrimin e sezonit turistik.

Sipas rajoneve, në tre muajt e parë, Europa Jugore ka sjellë pjesën më të madhe të hyrjeve në Shqipëri, mbi 910 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë