Futboll

18 skuadra dhe formulë si basketbolli, ‘’European Super League’’ po merr formë

Projekti i UEFA-s për një kompeticion të ri Europian, i cili do të njihet si Superliga Europiane po merr formë dita-ditës. I pari që e konfirmoi diçka të tillë është ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili pas dorëheqjes nga katalanasit, deklaroi se klubi nga Katalonja ka pranuar të marrë pjesë në projektin e ri, çka do të sillte një ndryshim thelbësor në futboll.

Sipas asaj që raporton spanjollja “AS”, turneu i ri pritet të startojë në shtator të vitit 2022. 18 klubet kryesore europiane, skuadrat më të mira nga Spanja, Anglia, Italia, Gjermania dhe Franca kanë dhënë miratimin e tyre për të qenë pjesë e garës më të re. Klubet që priten të marrin pjesë në Superligën Europiane sipas “AS”: SPANJË: Barcelona, Atletico Madrid, Real Madrid dhe Valencia; ITALI: Juventus, Inter dhe Milan; FRANCË: PSG, Marseille dhe Lyon; GJERMANI: Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen; ANGLI: Liverpool, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United.

https://twitter.com/tariqpanja/status/1321186366097629184

Superliga do të funksionojnë me modelin e basketbollit në Europë, Euroleague. Ndeshjet mes tyre do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje si dhe më pas, kampioni do të mësohet pas play-off mes tyre. Turneu do të rriste të ardhurat në arkat e klubeve, pasi sponsorët nuk do tw mungonin, por të persekutuar do të ishin klubet e ashtuquajtura të vogla, ndërsa do të ndërlikonte jo pak ecurinë e tyre në dy kompeticionet aktuale Europiane, Champions dhe Europa League.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë