Rend dhe Ligj

18 shoferë të arrestuar dhe 446 të proceduar, ndër ta edhe 94 drejtues biçikletash në Tiranë

Gjatë ditës së sotme policia rrugore ka arrestuar dhe gjobitur disa drejtues mjetesh në Tiranë, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Mediat bëjnë me dije se ndër të  gjobiturit ishin edhe 93  drejtues biçikletash, që sipas policisë nuk ishin duke kaluar në  korsitë e tyre. Më tej policia konfirmon se janë kapur në flagrancë 18 drejtues mjetesh, 7  pa leje drejtimi dhe 11 nën efektin e alkolit. Bëhet me dije gjithashtu se janë gjobitur 358 drejtues mjetesh të ndryshme, pasi sipas janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/272288803961439/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë