Ka ndodhur

16 humbje jete dhe 545 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Situata me Covid-19 vijon të jetë shqetësuese në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë dhe kanë humbur jetën 16 qytetarë.

Ministria thotë se janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 testime janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë.

Në 24 orët e fundi, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti,  të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Ndër të tjera, ministria u bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes.

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore      545

Të shëruar ne 24 orë    397

Të shtruar në spitale          471

Humbje jete në 24 orë     16

Testime ditore            2.026

Testime totale                 186.243

Raste pozitive             36.790

Raste të shëruara         18.152

Raste Aktive               17.851

Humbje jete               787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    9145

Fier         1342

Durrës   1320

Korçë    989

Vlorë    890

Shkodër 872

Elbasan  840

Lezhë    741

Berat    566

Gjirokastër 547

Kukës    405

Dibër    194


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë