Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka deklaruar se Shqipëria mbetet një kontribues i përkushtuar i NATO-s.
Në një postim në rrjetin social “X” për 15 vjetorin e anëtarësimin në NATO, ministri Hasani tha se vendi ynë mbështet vlerat e përbashkëta dhe kontribuon për paqen.
“Pesëmbëdhjetë vjet në NATO. Një rrugëtim i përkushtimit, solidaritetit dhe mbrojtjes kolektive. Shqipëria mbetet një kontribues i përkushtuar i NATO-s , duke qëndruar me krenari me aleatët e saj për të mbështetur vlerat tona të përbashkëta dhe për të përqafuar paqen”, shkruan ai.
Më herët edhe kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha, përmes një videopostimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
“Për mua ka qenë nder i veçantë të shërbeja si ministër i punëve të jashtme në këtë moment historik…”, shkruan ai, duke ndarë edhe një të mesazhit të ti në ceremoninë e nënshkrimit të protokolleve të anëtarësimit në Këshillin e Atlantikut të Veriut
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.