Ka ndodhur

15 të vdekur dhe 1039 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Shifrat e të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta, pavarësisht shtimit të kontrollit për mbajtjen e maskave dhe përforcimit të orës policore.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë janë regjistruar 1039 raste të reja dhe kanë 15 viktima, mes tyre edhe një 18 vjeçar dhe një 28 vjeçare e mësohet se ishtë shtatzënë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive. Ndërkohë viktimat mësohen se janë nga Tirana, Fieri, Kavaja, Elbasani, Mirdita, Lushnja, Delvina dhe Pogradeci.

Sipas ministrisë, 471 raste janë regjistruar në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.

Ministria thekson në njoftimin e saj po ashtu se në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë