Ne rrjet

1480 të vdekur brenda ditës në SHBA, mes tyre edhe 9 shqiptarë

Më shumë se 1400 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA vetëm në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu bilancin më tragjik të regjistruar ndonjëherë brenda një ditë. Autoritetet zbuluan 30 mijë raste të reja në ditë, duke e çuar numrin e rasteve të infektuara në SHBA në 277 mijë njerëz.

Ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkura, Floreta Faber njofton sot se në mesin e viktimave janë edhe 9 shqiptarë.

“Fatkeqësisht tabloja është e errët nga Nju Jork dhe Nju Xhersi ku ka mjaft qytetarë në gjendje të rënduar. Të paktën nëntë anëtarë të komuniteti shqiptarë kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi. Ambasadorja gjen rastin të shprehë ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave. Mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti ynë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes. Me disa prej tyre është komunikuar drejtpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë”, thotë Ambasada në një njoftim.

Të nderuar anëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA Në kuadër të situatës së krijuar nga #COVID-19, Ambasadorja Floreta…

Gepostet von Albanian Embassy to the US am Freitag, 3. April 2020

Zona metropolitane e Nju Jorkut është kthyer tanimë në epiqendren e pandemisë. Por rritja e numrit të raste dhe atij të viktimave vazhdon po ashtu në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë metro të mëdha si Neë Orleans dhe Detroit, dhe disa qarq të vogla si Albany, ku një funeral i madh ka cuar në përhapjen e virusit. Nëse epidemia ndjek të njëjtën rrugë, disa bashkësi janë në rrugën e duhur për të pasur epidemi aq serioze sa Nju Jorku.

Spitalet, veçanërisht ai i Nju Jorkut po përballen me vështirësi të mëdha, pasi numri i shtretërve dhe i respiratorëve është më i vogël se numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Presidenti Donald Trump u bëri thirrje njerëzve që të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, në mënyrë që të ulet rreziku i përhapjes. Deri më tani mësohet se janë shëruar 12.283 persona, ndërsa 5787 të tjerën ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Senati Amerkian miratoi paketën më të madhe të ndihmës në histori, plot 2.2 trilion dollarë, për të mbështetur bizneset dhe qytetarët që humbën punën si pasojë e koronavirusit.

Donald Trump

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka sugjeruar që qytetarët amerikanë të përdorin maska sa herë që dalin nga shtëpia, një njoftim që erdhi pas një diskutimi global nëse maskat janë apo jo efektive. Por rekomandimi për t’i përdorur ka ardhur nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Presidenti Trump shtoi se rekomandimet e reja nuk duhet të shihen si zëvendësim për masat e distancimit social, që konsiderohen kritike për ngadalësimin e epidemisë.

“Maskat, janë vërtet sipas dëshirës së gjithkujt. Ekspertët amerikane këshillojnë t’i mbani sa herë që jeni në lëvizje. Unë vetë zgjedh të mos ta mbaj por disa njerëz mund të duan ta mbajnë”, tha Trump.

Vendimi për të sugjeruar përdorimin e maskave, erdhi ndërsa guvernatorët e shteteve dhe spitaleve kanë shprehur shqetësim për mungesat e maskave profesionale për ekipet e ndërhyrjes së shpejtë.

Më Shumë