Dosje

14 vite hetime për 648 kg drogë-Nën pranga dy persona nga Lazarati

Prokuroria ka zbuluar në pakot me drogë gjurmët e gishtave të dy personave që së bashku me oficerët Ylli Kapo dhe Gentian Baba  për një sasi prej 648 kg marijuanë, 14 vjet më parë.

Kur të gjithë mendonin se kjo çështje ishte arkivuar pas dënimit përfundimtar të Kapos dhe Babajt me nga 5 vjet e 4 muaj burgim, Mehmetajt me 6 vjet e 8 muaj burgim, të cilin po e kryen pas ekstradimit nga Italia në 2014 dhe dënimit në mungesë të Ermal Nikes me 5 vjet e 4 muaj, gjurmët e gishtave kanë çuar në akuzë dy të tjerë.

Behët fjalë për Alban dhe Gazmend Bashajn, të dy nga Lazarati. Në 13 korrik të këtij viti, analiza krahasuese e 10 gjurmëve të gjetura ne 649 pakot e sekuestruara ne 16 korrik 2006, rezultoi se 5 prej tyre i përkisnin 30-vjeccarit Alban Bashaj nga Lazarati. Në 5 gusht 2020, prokuroria e Sarandës cakton ndaj tij masën e sigurimit në mungesë “Arrest ne Burg” e cila ekzekutohet në Gjirokastër në 30 gusht 2020, gjatë një operacioni ku policia sekuestroi në banesën e tij në Lazarat edhe 10 rrënjë “cannabis sativa”. Në 1 shtator Gjykata e Sarandes i komunikoi Bashajt vendimin e mases se sigurise duke e derguar ne Paraburgim, ndërkohë që në 18 shtator një gjurme e gjashte, ajo me germen “F”, e sekuestruar 14 vjet me pare, rezultoi e formuar nga pëllëmba e Bashajt duke i shtuar një prove më tepër prokurorisë në cështjen ne ngarkim te tij./Ballkanweb


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë