Trend

13 fustanet që ndezën romancën në Londër

Nëse e përshkruajmë me fjalë, koleksionet e pranverës 2020 në Londër ishin si një histori e shkëlqyer dashurie. Të gjitha shfaqjet më të rëndësishme përcillnin ndjesinë e një romance. Në shfaqjen e Burberry, Riccardo Tisci kishte cituar Shakespeare nëpër dantellat e bardha. Erdem Moralioglu tha për Vogue se muza e tij këtë vit ishte fotografja dhe aktivistja italiane Tina Modotti, “një romantike dhe një revolucionare, një femër me principe”.

Sutjenat me kristale dhe siluetat prej princeshe në shfaqjen JW Anderson të sillnin në mendje një histori dashurie moderne dhe provokuese ndërkohë që Richard Quinn prezantoi koleksionin e tij të parë të fustaneve të nuseve. Në Londër, romanca vazhdon të jetë shumë larg vdekjes.

Ajo ishte shumë e gjallë edhe nëpër rrugë. Pjesëmarrësit e sfilatave nxituan ta imitonin magjinë e pasarelave me fluturat, pëlhurat e pastra, mëngët e mëdha dhe printet me lule. Sezoni mund të jetë duke ndryshuar shpejt drejt vjeshtës, por nuk është nevoja ti heqim rrobat e bukura që kemi veshur gjatë verës.

Pra, duke pritur frymën e romancës që do vijë në koleksionin pranverë 2020, këtu janë 13 fustanet me të cilët mund të biesh në dashuri që tani:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë