Lajme

13.5 për qind pozitiviteti i Covid. Infeksioni shtrihet në të gjithë vendin, por Tirana e Shkodra vatrat më të mëdha

Pozitiviteti i personave të infektuar me Covid në raport me numrin total të testimeve të kryera në 24 orët e fundit mbetet sërish i lartë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka kryer rreth 6620 testime në këtë hark kohor, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 888 raste, ose rreth 13,5 për qind e personave të testuar. Situata më e rënduar paraqitet në Qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës, ndërsa ajo që vihet re në njoftimin e Ministrisë është shtrirja gjeografike e infeksionit në pothuajse të gjithë vendin, edhe në bashkitë më të vogla.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë është tre persona. Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, prej të cilëve 91 ndodhen të shtruar në spital.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Janë kryer 6619 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 888 qytetarë, në këto bashki:
254 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 46 në Vlorë, 40 në Durrës, 38 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Vau i Dejës, 29 në Fier, 28 në Lezhë, 27 në Berat, 24 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Kavajë, 16 në Lushnje, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, Krujë, nga 7 raste në Gramsh, Peqin, Rrogozhinë, nga 6 raste në Vorë, Tepelenë, Belsh, nga 5 raste në Cerrik, Këlcyrë, Divjakë, Has, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Dimal, Korçë, Përmet, Roskovec, Mat, Shijak, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Devoll, Kuçovë, nga 1 rast në Prrenjas, Librazhd, Poliçan, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Dropull, Libohovë, Delvinë, Klos, Dibër, Tropojë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 40 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Dibra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,086 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 888
Të shëruar në 24 orë 274
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7725

Testime totale 1,019,885
Raste pozitive 142,253
Raste të shëruara 132,086
Raste Aktive 7681
Humbje jete 2,486
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2900
Shkodër 1322
Vlorë 694
Fier 592
Durrës 527
Lezhë 397
Elbasan 376
Berat 278
Gjirokastër 243
Korçë 156
Kukës 116
Dibër 80


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë