Lajme

121 afganët e parë do të sistemohen në disa hotele në Durrës

Afganët e parë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pritet të mbërrijë në Rinas pas mesnatës, rreth orës 02:00. Lajmi bëhet i ditur nga Zëri i Amerikës, që saktëson se do të jetë një grup prej më shumë se 120 personash, shumë nga të cilët fëmijë.

Afganët pritet të strehohen në qytetin e Durrësit, në disa hotele. Shqipëria u tregua e gatshme për të strehuar qytetarët afganë, të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët dhe po largohen nga vendi i tyre.

Disa fluturime drejt Shqipërisë u anuluan ditët e fundit për shkak të situatës kaotike në aeroportin e Kabulit. Qytetarët afganë që do të mbërrijnë në Rinas fillimisht pritet të sistemohen në disa tenda të ngritura posaçërisht pranë aeroportit, ku do të kryejnë edhe formalitetet burokratike.

Kryeministri Edi Rama ka thënë së fundi se Shqipëria do të strehojë rreth 4 mijë afganë, të cilët mund të qëndrojnë një vit në vendin tonë. Atyre do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”./ VOA


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë