Vende dhe Udhetime

12 tradita nëpër botë për një Vit të Ri me fat

Disa kultura besojnë se ajo që ju jeni duke bërë kur akrepat arrijnë mesnatën është kaq e rëndësishme, sa do të ndikojë në fatin, pasurinë, jetën dhe dashurinë tuaj për tërë vitin që sapo hyn. Me qëllim që të mos rrezikoni dhe të nisni mbarë vitin e ri që po vjen, po ju sjellim disa nga traditat që ndiqen natën e Vitit të Ri në vende të ndryshme të botës. Disa nga këto tradita synojnë të largojnë shpirtrat e këqij . Të tjerët synojnë të sjellin para dhe prosperitet në familjen tuaj gjatë gjithë vitit. Disa do t'ju ndihmojnë të gjeni dashuri. Të tjerat do t’ju duken të çuditshme, por megjithatë nuk humbisni asgje po ti provoni.

Ngrënia e 12 kokrrave rrush

Në Spanjë është traditë që ekzaktësisht në orën 12 të mesnatës duhen ngrënë 12 kokrra rrush për  çdo minutë pas mesnate, të cilat simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjellë mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.

Puthni një person tuaj të dashur

Kur akrepat trokasin mesnatën, ju duhet të puthni personin që dashuroni. Kjo traditë është e huazuar nga folklori anglez dhe gjerman, sipas të cilit personi i parë që takoni përcakton fatin tuaj gjatë vitit. Prandaj, bëni kujdes kur zgjidhni personin që do puthni natën e vitit të ri.

Kërceni  në vitin 2020

Në Danimarkë, njerëzit hipin mbi karriget e tyre dhe në mesnatë ata "kërcejnë", me qëllim për të sjellë fat të mirë dhe për të dëbuar shpirtrat e këqij. Nuk është keq nëse e provoni, vetëm kujdes të mos lëndoheni kur të hidheni.

Gatuani ushqimin  Hoppin 'John për darkën e Natës së Vitit të Ri

Thuhet se kushdo që gatuan këtë pjatë me bizele të zeza, mish derri dhe oriz me 1 janar do të përjetojë fat dhe paqe për pjesën tjetër të vitit . (Nuk ju pëlqen derri? Provoni një nga pjatat e tjera të fatit)

Paketoni Dritën

Në Kolumbi, njerëzit marrin një valixhen bosh dhe shëtisin nëpër lagje. Mendohet që kjo traditë garanton një vit të mbushur me udhëtime.

Thyej derrin me shije mente

Në një zonë të Nju Jorkut, shiten derra të veçantë me mente, gjatë gjithë sezonit të festave. Të gjithë duhet që ta  godasin atë me një çekiç të veçantë prej sheqeri dhe të hanë një pjesë të tij për fat gjatë vitit të ardhshëm.

Mbani dyert dhe dritaret hapur!

Në Filipine, nëse plas një dritare apo derë në natën e Vitit të Ri, besohet se energjia negative do të largohet dhe do të hyjë energjia e pozitive .

Zgjidhni të brendshmet tuaja me kujdes

Disa vende, veçanërisht në Amerikën Latine, besojnë se ngjyra e të brendshmeve tuaja mund të sjellë gjëra pozitive gjatë 12 muajve të ardhshëm. Të brendshme të verdha dhe jeshile ofrojnë pasuri , e kuqja është për dashuri, ndërsa të brendshmet e bardha sjellin paqe.

Vishni ngjyrën e bardhë

Në Brazil, ajo që vishni ka rëndësi, dhe të gjithë veshin rroba me ngjyrë të bardhë për fat të mirë dhe paqe. Nëse të shkoni në plazh, mund të rrisni koeficientin e fatit tuaj, duke u drejtuar drejt ujit dhe duke kërcyer mbi shtatë valë . Ju merrni një dëshirë për secilën valë.

Hidhni ujë nga dritarja

Kujdes nga çfarë mund të derdhet mbi ju nga dritaret! Në Porto Riko, njerëzit besojnë se hedhja e një kove uji nga dritarja i largon shpirtrat e këqij. Nëse kjo duket pak a shumë e padrejtë për njerëzit që mund të kalojnë pranë, banorët e Porto Rikos gjithashtu spërkatin sheqer jashtë shtëpive të tyre për të ftuar fatin e mirë të futet në shtëpinë e tyre.

Shtoni diçka në shampanjë

Në Rusi, të gjithë shkruajnë një dëshirë për vitin e ardhshëm, e djegin letrën në të cilën e shkruajnë dëshirën, e hedhin hirin në një gotë shampanjë, dhe pastaj e pinë këtë shampanjë para mesnatës.

Kurseni një dëshirë për vitin e ardhshëm

Ose, në vend që të digjni dëshirat, ju mund të bëni që të gjithë të shkruajnë një vendim, qëllim, dëshirë ose shënim për të ardhmen e tyre, ta vendosin atë në një kavanoz dhe ta ruajnë atë për vitin. Në natën e ardhshme të Vitit të Ri, mund të marrësh kavanozin, të lexosh shënimet dhe t'i bësh të gjithë të shohin se deri ku kanë përparuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë