Rend dhe Ligj

12 të ndaluar në Angli e Belgjikë për trafik emigrantësh, dhe shqiptarë mes tyre

Trafiku i jashtëligjshëm i emigrantëve ka vënë në pranga 12 persona, të cilët janë ndaluar nga policia në Britaninë e Madhe. Këta persona bënin kontrabandën e emigrantëve nga Belgjika në drejtim të Britanisë së Madhe.

Mes të ndaluarve janë edhe dy shqiptarë, njëri në Bredfor, 34 vjeç, dhe një tjetër në Uejkfilld, 24 vjeç. Sipas asaj që raportojnë mediet britanike, gjatë operacionit për kapjen e tyre janë sekuestruar edhe 6 mijë paund.

Personat e tjerë janë arrestuar në Belgjikë, në Liezh, edhe ata të përfshirë në të njëjtin operacion, atë të trafikimit të jashtëligjshëm të emigrantëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë