Para

12% e punonjësve në Shqipëri me pagë nën kufirin minimal

Organizata Ndërkombëtare e Punëve në Europë ka raportuar se Shqipëria gjatë vitit 2020, 12% e totalit të të punësuarve morën paga nën kufirin e varfërisë relative 5 dollarë në ditë.

Statistikat tregojnë se më shumë se 1/10 e të punësuarve në vendin tonë paguhen nga 3-5 dollarë në ditë.

Pesha e të punësuarve me pagë nën kufirin e varfërisë erdhi në ulje gjatë vitit 2020, por jo si pasojë e rritjes së mirëqenies, por për shkak se, kriza pandemike goditi dhe la të papunë të punësuarit me pagë të ulët.

Sipas përllogaritjeve të ILO-s, 12% e të punësuarve në vendin tonë marrin një pagë mujore maksimumi 150 euro (18.000 lekë). Shqipëria konsiderohet nga një infomalitet i lartë në tregun e punës. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, informaliteti në sektorin e biznesit ishte 30%.

Pandemia Covid-19 e 2020 dhe 2021 çoi në një reduktim të përkohshëm të punësimit (65% në pranverë 2020), por normat e punësimit po rikthehen në nivelet e vjetra në fund të 2020-s.

Sfidat kryesore të tregut shqiptar të punës mbeten papunësia e lartë e të rinjve, një përqindje e lartë e të rinjve jo në arsim, punësim apo trajnim, nivele shumë të larta të punësimit joformal dhe një përqindje e lartë e fuqisë punëtore të punësuar në bujqësi (42%), kryesisht në punë me aftësi të ulëta dhe me produktivitet të ulët.

Informaliteti, por edhe tregu i punës në tërësi në vend mbetet ende në situatë delikate për të gjitha institucionet drejtuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë