Ka ndodhur

118 raste të reja dhe 3 të vdekur me Covid në 24 orët e fundit

Situata e pandemisë në vendin tonë gjatë gjithë muajit prill ka qëndruar afërsisht në të njëjtin nivel rastesh të reja ditore.

3 qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me Covid-19 përgjatë këtyre 24 orëve në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”

Sa i përket të infektuarve, Ministria e Shëndetësisë thotë se pozitivë kanë rezultuar 118 qytetarë. Në total janë kryer 2079 testime.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë.”

Në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton qytetarët që të mos ulin vigjilencën ndaj virusit, ndërsa në vend vijon vaksinimi.

Statistika (29 Prill 2021) 

Raste të reja ditore        118

Të shëruar në 24 orë      719

Të shtruar në spitale      129

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2079

Testime totale             632,901

Raste pozitive             130,977

Raste të shëruara       108,606

Raste Aktive                 19,982

Humbje jete                  2,389 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë   16089

Fier     1465

Durrës  355

Shkodër   557  

Korçë    409

Gjirokastër  313

Vlorë    255

Elbasan  141

Kukës    130

Dibër   103 

Berat    99   

Lezhë   66


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë