Ka ndodhur

11.700 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se në Shqipëri sapo kanë mbërritur 11.700 doza nga Pfizer.

Në rrjetet e tij sociale, Kryeministri thotë se çdo javë do të vijnë doza vaksinash dhe se deri tani kemi marrë 760.000 të tilla, duke rikujtuar objektivin e 1 milionë vaksinave.

"11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

✅ Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar✍️

👉 Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani🇦🇱, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime🤝"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë