Lajme

100-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit

Një shekull më parë u nda nga jeta babai i Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali.
Vlora, qyteti i flamurit ku edhe prehen eshtrat e Ismail Qemalit nisi një sërë aktivitetesh në 100-vjetorin e vdekjes së tij. Të pranishëm ishin kryeparlamentari Gramoz Ruçi, deputetë dhe drejtues vendorë, historianë, studiues e anëtarë të Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemali” si dhe shoqatës që mban emrin e tij.
Në akademinë përkujtimore, Ismail Bej Vlora është cilësuar si i pari kryeministër europianist, një model që jo vetëm duhet njohur, por të shërbejë si referencë edhe sot.
Vlora dhe shoqatat që kanë në fokus pikërisht këtë periudhë të historisë kanë përgatitur edhe një kalendar aktivitetesh.
Po ashtu, me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të atit të Pavarësisë së Shqipërisë, edhe Bashkia e Tiranës ka vendosur në nderim të tij buqeta me lule pranë shtatores së Ismail Qemalit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Lidhur me përvjetorin kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan: "100 vjetori i vdekjes se Ismail Qemalit - autor i pavarësisë dhe themeluesi i shtetit tone modern! Sot lule ne monumentin e tij dhe aktivitete në të gjithë Tiranen për të kujtuar veprën e plakut të urtë. Rroftë Shqipëria".

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/posts/10157074276086926?__xts__[0]=68.ARD50brw5odAQL2-3_pAJrbqFhLgwS_vLCfUUFlXCWkiqf591s-89CBzycMKXPIPHVu6SJ6MQzASCrnA2YogiQnAG_LrVXG-hXbn1DW527FspGqTn06fju7ScgA2E87Tu9w2ew0FzdOB7dMff4riRJGA6ymkgmCA51-hoJUaAhU7d8Gcon3Qn2UH71Hwbli8QbJISduBtMXzP1LqsB3AQWHRNt8yeToF5TxBuUC2DxFlysgfr9yOXFcX3DU3IXIuFjANXUm8XEkv57Fy_LopXRJlXMOU-BKqMqq_KvDmTYvtAI3FiwPlLT4XtVpj5thY0N9u7epXIMgc09YPBg&__tn__=-R

Edhe Presidenti Ilir Meta vendosi lule te shtatorja e Ismail Qemalit në Tiranë. Më herët aktivistët e shoqërisë civile, Brisida Gjikondi dhe Erjon Kristo, kanë përkujtuar babain e kombit në 100-vjetorin e vdekjes, duke vendosur një kurorë me lule te shtatorja e Ismail Qemalit që ndodhet në lulishten pranë Kuvendit të Shqipërisë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=956592704545845&set=a.202768803261576&type=3&theater

Në rrjetet sociale aktivistë të njohur kanë bërë edhe lajmërimin, ku ftojnë çdokënd që të marrë pjesë.
Nga ana tjetër, edhe drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi, më herët është shprehur se 100-vjetori i i vdekjes së Ismail Qemalit do të jetë prioritet kryesor i muzeut historik për vitin 2019. Sipas tij do të mbahen një sërë aktivitetesh, ekspozita dhe konferenca shkencore rreth figurës së tij.
“Dihet që viti 2019 është 100-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit. Deri në fund të vitit do të bëjmë një konferencë për këtë figurë të rëndësishme. Ose numri i revistës muzeologjike, ashtu sikur këtë vit që iu kushtua Gjergj Kastriot Skënderbeut, të jetë numri që do t’i kushtohet Ismail Qemalit”, është shprehur Koçi.
Në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Haradinaj e ka cilësuar Ismail Qemailin, ish-kryeministrin e Shqipërisë, si frymëzim për atdhetarët dhe emblemë e Shqipërisë.
“Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme. Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/1044592402331840/?type=3&theater

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar figurën e Ismail Qemalit në 100-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”, shkruan Thaçi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/2425812327489112/?type=3&theater


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë