Vende dhe Udhetime

100 mijë $ për një natë, në resortin më të shtrenjtë në botë

Një resort në një ishull të izoluar në Filipine konsiderohet si “kufiri i fundit ekologjik”, sipas turistëve, të cilët shprehen se janë rreth 15 hektarë parajsë në tokë. ”Banwa Private Island’’, ka gjashtë vila, secila prej tyre ka pishinë private, ku temperaturat rrallë herë ulen nën 30 ° C.

Kushdo që vendos të vizitojë për të paktën një natë këtë resort duhet të bëjë gati 100 mijë dollar, pasi vetëm një natë kushton aq.

Asgjë nuk do ju mungojë në këtë ishull, që nga aktivitetet e ndryshme sportive, ku mund të shijoni scuba diving, ski jet, yoga dhe tenis. Po ashtu ju mund të shihni kafshë të egra interesante, përfshirë këtu dhe breshkat e detit Hawksbill dhe zogjtë tabon.

 

Më Shumë