Futboll

10 goditjet më të shtrenjta të verës 2023! Kejn, Nejmar dhe shumë Premier Ligë

Gazeta Si - Arabia Saudite me shiun e milionave ka prishur këtë verë ekuilibrin financiar të paqëndrueshëm për shifrat që qarkullojnë në Premier Ligë. Gjatë kësaj vere janë rritur shifrat e 10 goditjeve më të shtrenjta të merkatos.

Premeir Liga, si gjithmonë, dominon me klubet e saj në këtë drejtim, me blerje të fuqishme. Përjashtimet prej saj në 10-shen më të kushtueshme janë tre: Herri Kejn te Bajern Mynih për 100 milionë euro, Xhud Belingam te Real Madrid për 103 milionë euro dhe transferimi i Nejmarit në Arabinë Saudite për 90 milionë euro.

Kejn me fanellen e Bajernit. Gazeta Si, 30 gusht 2023

Në vend të fundit të 10-shes është hungarezi Dominik Szoboszlai, i cili kaloi te Liverpuli për 70 milionë euro. Më pas vijnë sulmuesit Rasmus Hojlund që shkoi te Mançester Jinajtid dhe Kai Havertz te Arsenali, secili për shifrën e 75 milionë eurove.

Nejmar u transferua tek Al Hilal për 90 milionë euro, po kaq shpenzoi Mançester Siti për mbrojtësin kroat Joshko Gvardiol. Më pas vjen kapiteni i Anglisë, Herri Kejn, që u bashkua me Bajernin për 100 milionë euro. Xhud Belingham la Borusia Dortmund për Real Madrid për 103 milionë euro.

Moises, blerja e çmendur e Çelsit. Gazeta Si, 30 gusht 2023

Për të kaluar më pas te shifrat absurde të shpenzuara për një lojtar nga Çelsi dhe Arsenali. Blutë blenë Moises Kaisedo për 116 milionë euro, kurse ‘Topçinjtë’ shpenzuan 116.6 milionë euro për mesfushorin Deklan Rajs.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë