Vende dhe Udhetime

10 avionët më të pastër në botë

Për një udhëtim sa më komod është shumë e rëndësishme edhe pastërtia e mjetit në të cilin udhëtojmë, aq më tepër kur bëhet fjalë për udhëtime të gjata. Shpeshherë kur vendosim të udhëtojmë në një destinacion të caktuar gjëja e parë që mendojmë është se cili është vendi më i përshtatshëm në avion për të na e bërë udhëtimin sa më komod, por nuk duhet harruar se edhe pastërtia duhet të jetë ndër gjërat kryesore që duhet parë kur zgjidhni një linjë ajrore. Më poshtë keni listën e 10 linjave ajrore më të pastra në botë.
Renditja vjen nga çmimet botërore të avionit të Skytrax dhe bazohet në vlerësimet e udhëtarëve për "standardet dhe cilësinë e pastërtisë në kabinën e avionëve për linjat ajrore." Pastërtia dhe paraqitja e hapësirave, panelet e kabinave dhe sanitarët kontribuojnë në të gjitha rezultatet përfundimtare.

  1. Singapore Airlines (Singapor)
  2. Japan Airlines (Japoni)
  3. Cathay Pacific Airlines (Hong Kong)
  4. Qatar Airways (Katar)
  5. Swiss International Air Lines (Zvicër)
  6. Hainan Airlines (Kinë)
  7. Lufthansa (Gjermani)
  8. Korean Air (Koreja e Jugut)
  9. Cathay Dragon (Hong Kong)
  10. Austrian Airlines (Austri)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë