Mjedis

1 në 6 persona kanë qëllim mjedisin për vitin 2021

Një hulumtim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar tregon se shumë njerëz po bëjnë rezoluta, për të zvogëluar ndikimin e tyre në planet gjatë vitit të ri. Shoqata mjedisore "Hubbub" anketoi 3,000 të rritur dhe zbuloi se 1 në 6 njerëz kanë premtuar këtë vit që do të jenë më ambientalistë. Sipas hulumtimit një ndër prioritetet e njerëzve është edhe ambienti, madje aq shumë sa janë marrëdhëniet romantike dhe hobet e reja, për një individ. Të dhënat tregojnë se riciklimi kryesoi listën tek masat që do të merrnin për ambientin.
"Është vërtet inkurajuese", thotë CEO i shoqatës "Hubbub" Trewin Restorick.
Sondazhi gjithashtu tregoi se shihen ndryshimeve të qëndrimeve ndaj konsumit të veshjeve, veçanërisht ndërsa shitjet e janarit kanë filluar. Mbi një e treta do të dëshironte të blinte më pak "sende të panevojshme" dhe madje 16-24 vjeçarët raportuan që ata do të zgjidhnin komoditetin dhe ngrohtësinë dhr jo modën këtë dimër. Firma e formulimit të të dhënave "McKinsey" tregon diçka të ngjashme në projeksionin e saj të fundit të industrisë së modës në 2021. Ajo parashikon që konsumatorët (dhe gjithnjë e më shumë, investitorët) do të kujdesen për mjedisin.
"Mesazhi nga publiku për bizneset është i drejtë dhe i qartë, që duhet të ndaloni prodhimin e produkteve që për njerëzit nuk janë të nevojshme dhe filloni bëni produkte që kanë jetëgjatësi," thotë Restorick.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë