Politike

“1 mijë dollarë për çdo bebe”, Kryemadhi: Vlera vjetore është sa 2 km rrugë

Një nga pikat e panegociueshme të LSI-së për programin ekonomik është edhe krijimi i fondit të investimit për çdo bebe që lind.  

Përmes një video të hedhur në Facebook, Kryemadhi nënvizon se një propozim i tillë është plotësisht i mundshëm  

“Numri i lindjeve në Shqipëri, viti 2020 – 28.000 lindje në vit. Nëse hedhim 1000 dollarë për 1 vit, shkon 28 milion dollarë në vit. 28 milion dollarë, sot në periudhë krize është 0.56% e Buxhetit Total Vjetor të Shtetit Shqiptar në vitin 2020.

Kjo vlerë vjetore është e barabartë me 2 km rrugë të tenderave të qeverisë Rama”, thotë Kryemadhi.

Por si do të funksionojë mekanizmi i krijimit, administrimit të fondit nga bebja në bebe?

“Ky program për Fondin e Investimeve të Fëmijëve, do të miratohet në Parlament dhe do të përcaktojë qartë rregullat dhe mekanizmat. Modeli i Fondit do të realizohet bazuar mbi modelin e “interesit të përbërë” (Compaund Interest and Future Funds), mbi modelet e bursave të tregut financiar ndërkombëtar”, thotë ajo.

Cila do të jetë formula e cila do të llogarisë kthimin minimal të investimit të këtij fondi pas 25 viteve për një fëmijë të lindur sot?

“Formula që garanton kthimin minimal të investimit për 1 fëmijë pas 25 vjetëve është: Investimi (i) është 1000 dollarë për fëmijë. Periudha kohore = 25 vite. 1000 (1+x)25 = 25,000 (1+x)25 = 25”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë