Treg

1.6% niveli i vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të vitit në BE

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, tremujori kur masat e kontrollit anti COVID-19 janë zbatuar gjerësisht nga Shtetet Anëtare të BE-së, niveli i vendeve të lira të punës në zonën e euros dhe në Bashkimin Europian (BE) ishte 1.6%, nga 1.9% në tremujorin e mëparshëm dhe nga 2.3% në tremujorin e dytë të vitit 2019, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Europian.

Shtetet anëtare

Midis Shteteve Anëtare për të cilat ka të dhëna të krahasueshme, nivelet më të larta të vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të vitit 2020 u regjistruan në Çeki (5.4%), Belgjikë (3.1%) dhe Austri (2.6%). Nga ana tjetër, normat më të ulëta janë vërejtur në Greqi (0.3%), si dhe në Irlandë, Spanjë, Poloni, Portugali dhe Rumani (të gjitha 0.7%).

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, shkalla e vendeve të lira të punës ra në njëzet e pesë shtete anëtare, mbeti e qëndrueshme në Bullgari dhe u rrit në Francë (me 0,1 pikë përqindje (pp)). Uljet më të mëdha u regjistruan në Maltë (-1.6 pp), Gjermani (-1,2 pp), Letoni dhe Hollandë (që të dy -1,0 pp).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë