Futboll

ZYRTARE: Vjen dhe konfirmimi, Tirana zgjedh trajnerin e ri

Emanuel Egbo është zyrtarisht trajner i ri i Tiranës. Tekniku i portierëve ka pasuar Juljan Ahmatajn e larguar, teksa ditën e sotme ka marrë drejtimin e skuadrës bardheblu. Nuk ka munguar zyrtarizimi edhe nga ana e klubit, teksa nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, 24 herë kampionët e vendit kanë konfirmuar nigerianin si “timonierin” e ri të skuadrës.

Njoftimi – “Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin. Pas tre ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur ti besojë deri në përfundim të sezonit pankinën bardheblu. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale. Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatese për të drejtuar skuadrën”

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2461974180725356:0

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë