Muzike

Zyrtare: Rikthehet grupi Genesis

Treshja me Phil Collins, Mike Rutherford dhe Tony Banks do të rinisin koncertet. Tashmë kjo është zyrtare.

Kur, në vitin 2011, Phil Collins njoftoi tërheqjen e tij nga skena, shanset për ta parë Genesis në koncert gati u zhdukën. Lajmi për kthimin e këngëtarit dhe bateristit dy vjet më vonë ka rikthyer shpresat e fansave.

Tani është zyrtare: Genesis janë rimbledhur. Ata do të vijnë sërish treshe. Phil Collins, Mike Rutherford dhe Tony Banks e njoftuan mëngjesin e kësaj të mërkure në “Zoe Ball Breakfast Show”, në BBC Radio 2.

Treshja do të shkojë në turne dhe do të shoqërohet nga basisti Daryl Struermer dhe bateristi Nicholas Collins, djali i Phil (në turneun e vitit 2007 ishte Chester Thompson).

Grupi po bën prova për shfaqjen që do ta çojë në skenat më të mira në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor dhe dhjetor, në një tur që quhet “The Last Domino?”. Titulli ka një pikëpyetje në fund që sugjeron që kjo mund të jetë ose mund të mos jetë turneu i fundit i grupit.

Biletat do të dalin në shitje nga e premtja më 6 mars. Datat e konfirmuara deri më tani:
23 nëntor Liverpool (M&S Bank Arena)
26 nëntor Newcastle (Utilita Arena)
29 e 30 nëntor Londra (The O2)
2 dhjetor Leeds (First Direct Arena)
5 dhjetor Birmingham (Utilita Arena)
8 dhjetor Manchester (Arena)
11 dhjetor Glasgow (The SSE Hydro)

https://www.youtube.com/watch?v=jfsj214FQIs

Koncerti i fundit i treshes ishte në korrik 2007 në Romë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë