Motosport

Zyrtare/ Gara e 13 qershorit zhvillohet në Turqi dhe jo në Kanada

Ka ardhur tashmë edhe njoftimi zyrtar. Më 13 qershor nuk do të ketë Çmim të Madh të Kanadasë, por Çmim të Madh të Turqisë. Vendimi është marrë për shkak të masave shtrëngruese shëndetësore për ata që udhëtojnë direkt drejt Kanadasë, të cilët janë të detyruar t’i nënshtrohen një karantine prej minimumi 14 ditësh, çka e bën të pamundur aktivitetin për personelin e F.1.

Administratori i F.1, Stefano Domenikali, për këtë ndryshim të kalendarit, është shprehur: “Edhe pse është zhgënjyese të mos garojmë në Kanada këtë sezon, jemi entuziastë të konfirmojmë se Turqia do të presë një Çmim të Madh të sezonit 2021, pas edicionit të jashtëzakonshëm të sezonit të shkuar.

Kalendari me ndryshimin e fundit. Gazeta Si, 29 prill 2021

E di që të gjithë fansat janë entuziastë pas këtij starti emocionues të sezonit dhe Turqia është një cirkuit i mrekullueshëm, që do të ofrojë beteja të mëdha në pistë. Falënderoj autoritetet kanadeze për të gjitha sforcot që kanë bërë javët e fundit, por masat për udhëtimin i kanë bërë planet të pamundura. Falënderoj edhe autoritetet turke për disponibilitetin e vazhdueshëm për të pritur një garë të Formula 1”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë