Futboll

Zyrtare, Eriksen zgjedh Italinë, transferohet te Inter

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe më në fund ka ardhur: Christian Eriksen është futbollisti më i ri i Inter. Pas 7 sezonesh mesfushori danez është larguar nga Anglia duke lënë Tottenham për të vazhduar karrierën në Itali. Eriksen do të nënshkruaj një kontrate 4-vjeçare me zikaltërit ndërsa këta të fundit do t’i paguajnë Tottenham shifrën e 20 milion eurove.

https://www.facebook.com/Inter/posts/3025987314118054

Sa i takon kontratës, Eriksen do të përfitojë 6.5 mln euro në vit ndërsa pritet që të jetë një pikë referimi për zikaltërit pasi transferimi i tij ka qenë një dëshirë e teknikut Antonio Konte.

Me nënshkrimin e marrëveshjes Inter përveçse ka arritur që të finalizojë objektivin e madh të kësaj merkatoje, ka mposhtur konkurrencën e shumë klubeve të mëdha evropiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë