Futboll

Zyrtare/ Ansu Fati rinovon deri në 2027-ën, Barcelona vendos një mega klauzolë

Klubi i Barcelonës ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Ansu Fati, i cili sapo është kthyer nga një dëmtim, që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë. Kontrata e tij e re skadon në vitin 2027.

Është një kontratë në "stilin Pedri", me një klauzolë prej 1 miliard eurosh në rast të prishjes së parakohshme të saj. Drejtuesit e klubit katalanas dhe vetë lojtari do të dalin në një konferencë shtypi për të komentuar rinovimin e kontratës.

Njoftimi për rinovimin e Ansu Fatit. Gazeta Si, 21 tetor 2021

Barcelona vazhdon të “blindojë” disa nga lojtarët e së ardhmes, duke u ofruar atyre kontrata afatgjata, me klauzola shumë të larta. Pak ditë më parë rinovoi Pedri, tani ishte radha e Ansu Fatit dhe pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me elementë të tjerë. Ansu Fati konsiderohet si pasardhësi i Mesit dhe pritet që me rikthimin e tij Barcelona të ketë një ecuri më të mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë