Ne rrjet

Zyra e re e Donald Trump, detajet e sikletshme të ish-presidentit amerikan (Foto)

Donald Trump u përjashtua nga platforma sociale “Twitter”, por një foto, e cila publikua në profilin e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, Stephen Miller e bëri atë të kthehej për disa orë si protagonist.

"Zyra ovale" e tij e re (shumë e ngjashme me atë të Shtëpisë së Bardhë), është bërë objekt studimi. Shumë simbole patriotike janë theksuar, por ajo që i bën njerëzit të diskutojnë (dhe të buzëqeshin) është prania, gjysmë e fshehur, e një shisheje “Coca Cola”, pije aq e dashur për ish-presidentin.

Në anët e dritares qëndrojnë dy fotografi, njëra nga “Air Force One” në fluturim dhe një tjetër nga fytyrat e presidentëve amerikanë të gdhendur në shkëmbin e malit “Rushmore”.

Ky i fundit, u kthye në objekt thashethemesh të përhapura gjatë presidencës së tij, se Trump po synonte ta ndryshonte: ai do të donte të vinte fytyrën e tij.

Në tavolinë duket edhe një pllakë përkujtimore që përkujton ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën. “Zyra e re Ovale” e Donald Trump, u krijua në atë që ishte bërë Shtëpia e Bardhë Dimërore në Mar-a-Lago, tani rezidenca e tij e përhershme si ish-president.

Ka shumë simbole-kujtime, me të cilat miliarderi dëshiron të shënojë mandatin e tij presidencial, i 45-ti në historinë amerikane.

Inventari i objekteve të vendosura nga Donald Trump në studion e tij të re, është politik. Ai merr shkas nga një foto të postuar në “Twitter” nga një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Stephen Miller (Trump nuk e ka më profilin e tij në Twitter).

Mali “Rushmore”, në Dakotën e Jugut, simbolizon betejën e ish-presidentit për të mbrojtur etërit e atdheut, madje edhe ata më të diskutueshmit, të rrezikuar sipas tij nga "kultura e anulimit" të së majtës ekstremiste.

Ndërsa muri me Meksikën është simboli më domethënës i katër viteve të qëndrimit të tij të ashpër mbi imigracionin.

Pastaj është edhe një gazetë e Wall Street Journal, për të kujtuar drejtimin e shfrenuar të Bursës së Nju Jorkut gjatë presidencës së tij, veçanërisht para shpërthimit të pandemisë. Dhe pastaj dy objekte që kanë shkaktuar ironi në rrjetet sociale.

E para është një shishe “Coca Cola”, që mund të shikohet (ndoshta në përpjekjen e keqe për ta fshehur atë) pas telefonit në tavolinë.

Dhe pastaj, në një mobilje pas tij, një statujë që përshkruan një miniaturë të Trump.

Në fund, në tryezë, nën duart e ish-presidentit, ndodhen disa dokumente, të cilat, duke i parë nga afër, nuk janë asgjë më shumë se fletë të bardha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë