Biznes

Zvicra largohet nga projekti i TAP, Spanja dhe Belgjika marrin aksionet e saj

Zvicra është larguar nga projekti i gazsjellësit TAP, duke i shituar aksionet e saj Enagas-it spanjoll dhe Fluxys nga Belgjika për 210 mln euro.

Kompania zvicerane Axpo mbante 5% të aksioneve dhe 4% ia ka shitur Spanjës për 168 mln euro dhe 1%  Belgjikës, duke arritur të dyja në 20% aksione, njësoj sa kompanitë kryesore nga Azerbajxhani, Britani dhe Italia.

Duke u lidhur me gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin grek me Turqinë, TAP shtrihet 878 kilometra në të gjithë Greqinë veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë në bregdetin jugor të Italisë. TAP, i cili transporton gaz natyror nga fusha e Shah Deniz në Azerbajxhan tek tregjet europiane, është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili gjithashtu përfshin Gazsjellësin e Kaukazit Jugor (SCP) që kalon Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë, dhe TANAP.

Që nga fillimi i funksionimit të tij tregtar në nëntor 2020, TAP ka transportuar 18 mld cm3 gaz natyror në Europë. Kapaciteti transportues i TAP-it mund të rritet si rezultat i procesit të testimit të tregut që po zhvillohet aktualisht./SeeNews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë