Lajme

Zv/ministrja greke: Minoriteti, kusht për integrimin e Shqipërisë në BE

Vrasja e minoritarit grek në Gjirokastër, parullat e thirrjet antishqiptare gjatë dhe pas ceremonisë së varrimit, por edhe shpallja “non grata” e 52 ekstremistëve grekë kanë rritur ndjeshëm tensionet mes vendeve fqinje.    

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe zëvendësministrja greke e Rendit, Katerina Papakosta. Ajo shprehet se Greqia duhet të hapë një dialog të sinqertë për të drejtat e minoritetit. Më tej thotë se Shqipërisë duhet t’i vendoset si parakusht për integrimin në BE respektimi i minoritetit.

“Ne me Shqipërinë duhet të hapim një dialog të sinqertë dhe të thellë për të drejtat e pakicës kombëtare në funksion të perspektivës europiane, gjendjes dhe zbatimit të tyre të plotë. Ashtu si ka kërkuar Shqipëria për shqiptarët jashtë vendit autonominë apo dhe pavarësinë, duhet t’i japë minoritetit të gjithë të drejtat që i takon. Ky përbën dhe një kusht nga BE për integrimin europian”, deklaron zv.ministrja greke.

Minoritari grek, Konstandinos Kaçifas, u vra nëBularat më 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë