Lajme

Zv.ministri i del në mbrojtje Sonila Qatos: Oligarkisë i duhet rezistuar!

Ish-drejtorja e Autoritetit Rrugor Shqiptar ka marrë mbështetjen e parë nga zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Në postimin ku Sonila Qato njoftoi vendimin e saj për t’u dorëhequr pas padisë së bërë kundër saj nga kompania “Gjoka”, Petro Koçi ka lënë një koment të shkurtër, që në dukje e rendit në krah të Qatos, por që mund të marrë dy interpretime sa i takon vendimit të saj për t’u larguar.

“Oligarkisë i duhet rezistuar”, shkruan Petro Koçi.

Komenti i Petro Kocit në postimin e Sonila Qatos. Gazeta Si, 19 shtator 2019

A po mbështet Petro Koçi me këtë fjali Sonila Qaton në betejën ligjore që ka tashmë me “Gjoka Konstruksion”, apo po qorton dorëheqjen e saj, duke nënkuptuar se duhet të qëndronte në detyrë për t’i qëndruar përballë kësaj kompania?

Kësaj pyetjeje vetëm Petro Koçi mund t’i japë përgjigje, por e sigurtë është që me termin e opozitës, pra “oligark”, zv.ministri i Mbrojtjes, pjesë e kabinetit të Ramës i drejtohet drejtpërdrejtë kompanisë “Gjoka”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë