Lajme

“Zoom” duhet të shqetësohet pasi Google po nxjerr “Meet”

Më në fund, përditësimi i premtuar i Google për Gmail për përdoruesit e Android është këtu, duke dalë vetëm një javë pasi doli në iOS. Përditësimi i ri ka për qëllim që të komunikojnë shumë njerëz me njëri-tjetrin duke integruar "Google Meet" me Gmail-in. Me pak fjalë, pas përditësimit, përdoruesit mund të futen në "Meet" nga Gmail-i, për një përdorim të aplikacionit pa probleme.
Përdoruesit do të shohin një skedar shtesë në Gmail të quajtur ''Meet'' i cili mund të përdoret për t'u bashkuar me një takim ose për të filluar një takim të ri. Siç thotë Google, kjo skedë e dedikuar do të thotë që "përdoruesit mund të bashkohen me takime të sigurta direkt në Gmail pa pasur nevojë të hapin një aplikacion tjetër në telefonin e tyre."
Nëse nuk është e pranishme në Android-in tuaj, mos u shqetësoni, pasi është ende në proces përditësimi.

Siç shpjegon Google, duke klikuar në "Meet" në pajisjen tuaj Android ose iOS do t'ju çojë në Gmail për t'u bashkuar me takimin. Nëse jeni tashmë në aplikacionin "Meet", nuk do të shkoni te Gmail. Sigurisht, nëse preferoni të mos shihni skedën "Meet" në Gmail, thjesht mund ta fshihni atë.
Ka mjaft programe video-chat konkuruese me "Zoom" që zuri vend në shtëpitë e njerëzve gjatë pandemisë, çka bëri që shumë kompani të mendonin të përmirësonin aplikacionin e tyre për ta konkuruar. Kështu ka ndodhur edhe me Google.
"Meet" u vu në dispozicion të përdoruesve me llogari personale në mënyrë që të vazhdojë me bollëkun e aplikacioneve të video-chateve që fituan popullaritet gjatë izolimit. Ndërsa kufizimet po ndryshojnë, Google po kthehet drejt një ndarje më specifike ku po mendon të reduktojë përdorimin me orë të tejzgjatura të "Meet" nga llogaritë që nuk kanë të bëjnë me biznesin. Pra "Meet" do të jetë totalisht në dispozicion të bizneseve.
Burimi:T3/Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë