Lajme

Zjarri në Greqi, Bushati: Jemi pranë fqinjit tonë

Për tragjedinë në Athinë ka reaguar edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur keqardhje për popullin fqinj si dhe gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për gjendjen e rëndë.

“Në këtë moment të vështirë ne jemi pranë fqinjit tonë, #Greqisë dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave. I urojmë shërim të shpejtë të prekurve nga kjo tragjedi.

Albania in Greece - Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe qytetarët shqiptarë të zonave të prekura. Deri në këto momente raportohet vetëm një shtetas shqiptar që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Për çdo nevojë qytetarët t'i drejtohen Ambasadës në Athinë në nr. +30 6941658183”, shprehet ministri Bushati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë