Është konfirmuar viktima e parë shqiptare mes personave që humbën jetën në tragjedinë që shkaktuan zjarret në periferi të Athinës.
Ajo është Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës. Lajmin e japin familjarët. Nica Leka është gjetur e shkrumbuar në banesën e saj, ndërsa bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Këtë lajm nuk e konfirmon ambasada e Shqipërisë në Athinë.
Por, selia jonë diplomatike konfirmon për 3 shqiptarë të lënduar nga zjarret. Është një grua dhe 2 fëmijë, të cilët ndodhen në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë sot në mëngjes ka nisur edhe identifikimi i viktimave në morg, ku janë mbledhur shumë familjarë të personave të që rezultojnë ende të zhdukur.
Mes personave të zhdukur, janë shpallur edhe dy shtetase shqiptare, të cilat janë punonjëse të një taverne. Ndërkohë dy shtetase polake dhe 3 danezë, janë gjetur të mbytur në përpjekje për të shpëtuar nga flakët.
Autoritet për momentin thonë se 80 është numri i viktimave, ndërsa rreth 187 persona janë të plagosur. Ekipet e kërkim shpëtimit janë duke vijuar operacionet për gjetjen e të mbijetuarve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.