Lajme

Zjarri në Athinë, Meta mesazh homologut grek

Situata në Athinë po bëhet gjithnjë e më shumë alarmante. Kryeministri grek ka shpallur gjendjen alarmante, duke u kërkuar ndihmë edhe ndërkombëtarëve.

Disa shtete europiane kanë reaguar, ndërkohë edhe kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta i ka shpreh ngushëllimet homologut të tij grek.

“Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës. Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrfikëse greke. Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë”, shprehet Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë