Vetëm pak ditë pas tragjedisë që shkaktuan zjarret në periferi të Athinës, vjen edhe padia e parë kundër qeverisë greke.
Të afërmit e dy viktimave të zjarreve në Mati kanë ngritur një padi kundër autoriteteve lokale dhe shtetërore, si dhe forcave të sigurisë.
Ata akuzojnë autoritetet për neglizhencën e treguar në tragjedinë e 23 korrikut që la të vdekur më shumë se 90 persona, dhe ku u përcëlluan fëmijë e të rritur.
Siç raportojnë mediat greke, në tekstin e padisë theksohet se autoritetet janë përgjegjës për akuza penale si vrasje pa paramendim, lëndime trupore, ekspozim që çoi në vdekje dhe zjarrvënie në atë që ata e quajnë një “katastrofë biblike”.
Të afërmit e viktimave u bëjnë thirrje autoriteteve që të ndiqen penalisht të gjithë përgjegjësit për zjarrin që la pasoja të shumta te popullsia greke.
Ndërkohë, ndaj Tsiprasit nuk kanë munguar kritikat nga ana e opozitës, që e akuzojnë drejtpërdrejt për veprimet e autoriteteve ndaj katastrofës më të madhe të dekadës së fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.