Një zjarr i fuqishëm ka rënë pranë plazhit të Gjeneralit në Kavajë dhe siç raportohen rrezikohen disa banesa.
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një masiv pyjor në fshatin Bardhorë.
Mësohet se nga zjarri rrezikohen disa banesa që ndodhen në atë zonë.
Sakaq, Kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është shprehur se situata është serioze dhe nevojitet ndihmë nga Tirana.
“Nevojitet ndihmë nga Tirana”, është shprehur Sakja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.