Lajme

Tiranë, zjarr në tregun çam

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si tregu çam në rrugën “Hajdar Hidri”. Mësohet se zjarri ka rënë në një shtëpi të vjetër aty pranë. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që një grua e moshuar që banonte aty është nxjerrë.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shkaktimin e zjarrit, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka stakuar energjinë elektrike për arsye sigurie pas zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë