Lajme

Fier, zjarr në pyllin e Semanit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka djegur 2 hektarë pisha dhe shkurre në pyllin e Semanit në Fier.

Mësohet se flakët e zjarrit janë në një zonë të pyllëzuar dhe nuk ka rrezik për banesat.

Pylli i Semanit është i përbërë kryesisht nga drurë pishe dhe shkurre të shumta, ndërsa zona është e frekuentuar edhe nga turistë të shumtë që vizitojnë plazhin e zonës.

Drejt vendit ku ka rënë zjarri aktualisht janë nisur katër zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të vënë nën kontroll flakët.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe prefekti i qarkut Fier, Vasil Bregu, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm si dhe ka kërkuar përforcime për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për të zbuluar shkaqet e zjarrit, por nuk përjashtohet mundësia që zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë