Lajme

Zjarr në Lushnjë, digjen disa hektarë me ullishte

Një zjarr i madh ka rënë orët e para të mëngjesit në një prej luginave të kodrave të qytetit të Lushnjës dhe ka arritur të djegë hektarë të tërë të mbjella me ullishte, por edhe sipërfaqe me shkurre të larta.

Zjarrfikëset edhe pse kanë qenë në vendngjarje e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërsa era po vështirëson shuarjen e flakëve, miliona lekë pasuri e banorëve të zonës në drufrutorë janë duke u shkatërruar nga zjarri.

Ky  është zjarri i parë për këtë vit në kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjës, pasi nuk ka mbetur edhe shumë gjelbërim për shkak se vitin e kaluar zjarret masive bënë që kjo kurorë të zhvishej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë