Athina është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës. Numri i viktimave shkon në 49, duke arritur kështu përmasat e tragjedisë.
172 persona ndodhen në spital, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Ambulancat vazhdojnë të dërgojnë të plagosur dhe trupa të viktimave.
Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se po bëhet e pamundura për vënien e situatës nën kontroll dhe evidentimin sa më të saktë të numrit të viktimave dhe kryeministri Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Ndërkohë, autoritetet greke kanë kërkuar ndihmë edhe nga shtete të tjera.
Deri tani Gjermania, Italia, Franca dhe Polonia kanë dhënë ndihmën e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.