Njerez

Zjarri në garazhin e pallatit te Fresku, momenti kur zjarrfikësi shpëton foshnjën 3-muajshe

Zjarri përfshiu mëngjesin e së dielës garazhin e një pallati, në rrugën “Fadil Deliu”, pranë zonës së Freskut. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe evakuuan banorët për të neutralizuar zjarrin. Shtëllungat e tymit nga garazhi kanë mbushur hapësirën e shkallëve mes kateve duket e bërë thuajse të pamundur largimin e banorëve për shkak të asfiksisë që krijonte tymi. Kjo ka bërë që forcat zjarrfikëse të ndërhynin menjëherë dhe të bënin evakuimin e tyre, ku pjesë e të shpëtuarve ishte edhe një foshnje 3-muajshe.

Foshnja 3-muajshe u la në krahët e zjarrfikësit, i cili përmes shkallëve të zjarrfikëses ishte ngjitur në katet e larta për të evakuuar banorët. Pas foshnjës nga pas e ndiqte e ëma me batanijen e gjumit në dorë duke u ribashkuan pas pak minutash në tokë të dy të sigurt. Ato pak minuta për nënën ishin një tmerr i vërtet, ndërsa foshnja vijonte gjumin e qetë në krahët e zjarrfikësit pa kuptuar asgjë.

Sipas burimeve, mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë