Lajme

Zjarr masiv në Librazhd

Një zjarr masiv ka rënë në masivin pyjor midis Malit të Xhyrës dhe Malit të Dardhës. Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur në të gjitha drejtimet.

Drejt zonës ku ka rënë zjarri janë nisur forca të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Librazhdit dhe banorë të zonës.

Deri tani flakët nuk rrezikojnë banesat, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë